Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër për herë të parë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit nuk ka efekt juridik.
Në rendin e ditës janë përfshirë disa projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe amendamentet e tyre, përfshirë:
Marrëveshje për qasje në Arsimin e Lartë dhe pranimin për studime në Ballkanin Perëndimor.
Amendamente për programet financiare IPA 2017 dhe IPA 2018.
Marrëveshje kredie me Bankën Evropiane për Investime, BERZh dhe Fondin Saudit për projekte energjetike dhe infrastrukturore.
Gjithashtu, Kryesia do të formojë komisione ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës, si dhe do të shqyrtojë propozime për emërime deputetësh në komisione parlamentare.
Mbledhja e Kryesisë vjen në një moment vendimtar për funksionimin e Kuvendit, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që anuloi efektin e shpërndarjes së tij.



Të tjera
Ushqimet që duhet konsumuar nëse keni probleme me fryrjen e barkut
Të ndalet lùfta mes SHBA-Izr@elit dhe Iranit, beteja dëm për të gjithë
Kemi pezulluar nga puna inspektorët, Prokuroria të nisë hetimet