Kancelari gjerman Friedrich Merz bëri thirrje për një përfundim të shpejtë të fushatës ushtarake SHBA-Izrael kundër Iranit, duke paralajmëruar se çdo përshkallëzim në një luftë më të gjerë rajonale do të rëndonte rëndë ekonomitë evropiane, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.
“Nëse kjo luftë përshkallëzohet në një konflikt të madh rajonal, ajo mund të rëndojë Gjermaninë dhe Evropën edhe më shumë se sa përjetuam së fundmi gjatë pandemisë COVID-19 ose në fillim të luftës në Ukrainë (në shkurt 2022)”, tha ai në një konferencë të përbashkët për media në Berlin me presidentin sirian Ahmed al-Sharaa.
Merz tha se gjatë takimit me al-Sharaa diskutuan zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe rreziqet e një konflikti të zgjatur ose në zgjerim. “Mendoj se mund të them se presidenti Al-Sharaa ndan skepticizmin tim dhe në fakt tonin lidhur me objektivat strategjike të kësaj lufte,” shtoi ai.
“Shpresojmë që të gjejmë mënyra, dhe ndoshta të diskutojmë me qeverinë e SHBA-së dhe atë të Izraelit, për ta përfunduar këtë luftë sa më shpejt të jetë e mundur. Por do të bëhet e qartë vetëm në ditët në vijim, ndoshta javët e ardhshme, se sa e mundur është kjo”, tha Merz.
Kancelari gjithashtu përsëriti pikëpamjen e tij se përballja disadekadëshe mbi programin bërthamor të Iranit dhe aktivitetet destabilizuese të Teheranit në rajon “nuk mund të zgjidhen vetëm me mjete ushtarake”.



Të tjera
Moti nesër i vranët dhe me riga shiu
9 këshilla për të kuptuar se kë kemi përballë… sipas ish-agjentes së FBI-së
Është problematike që të paraqitet se në bûrgun e Dubravës janë vr@rë 48 persona të arm@tosur