Lorik Cana ka folur për Euronews Albania për ndeshjen mes Kosovës dhe Turqisë, që zhvillohet me fillim nga ora 20:45 sonte në “Fadil Vokrri”.
Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares së Shqipërisë ka thënë se emocione do të ketë edhe ai, si të gjithë shqiptarët, teksa tregoi nëse i vjen keq që nuk ka luajtur për Kosovën.
“Do të kemi të gjithë emocione, pavarësisht nga çfarë troje shqiptare jemi. Por ne që jemi nga Kosova, të lindur dhe rritur atje, mbetet më e veçantë për ne, kjo është e pamohueshme”, tha fillimisht Cana.
Të vjen keq që nuk ke veshur fanellën e Kosovës? “Besoj se secili në një moment jeton një kapitull dhe atë kapitull duhet ta përmbushë në mënyrën më të mirë. Ne kemi përjetuar një kapitull ku kemi shndërruar një ëndërr të shqiptarëve për t’u përfaqësuar me një simbol kombëtar dhe me një fanellë kombëtare, dhe jo vetëm shqiptarët e Kosovës, por edhe ata të Maqedonisë dhe Luginës. Sonte është një kapitull tjetër, ku janë djem kryesisht disa të rritur në Kosovë pas luftës dhe disa të tjerë të rritur në diasporë. Sonte mund ta arrijnë një nga gjërat më të rëndësishme për Kosovën; ndoshta pas shpalljes së pavarësisë është ngjarja më e rëndësishme për afirmimin e Kosovës”, tha Cana.



Të tjera
Amir Rrahmani shpërndan fotografi të Fadil Vokrrit në prag të ndeshjes Kosovë-Turqi
Tarifat e reja të rrymës shtyhen për 1 maj
Nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat e masakrave serbe