Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar disa fotografi që tregojnë atmosferën e ndeshjes më të rëndësishme në historinë e futbollit të Kosovës që luhet sonte në Prishtinë.
Në njërën prej fotografive shihet e Ngarkuara me Punë e Ambasadës në Prishtinë, Anu Prattipati, e veshur me fanellën e kombëtares së Kosovës në futboll.
Në prag të ndeshjes finale të play-offit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026, Ambasada Amerikane shpreh mbështetjen për futbollistët kosovarë me një mesazh të veçantë.
“Nga të gjithë ne në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare!”.



Të tjera
Sa milionë do t’i fitojë kombëtarja e Kosovës nëse kualifikohet në Botëror?
Shpresoj që Kosova t’i bashkohet Anglisë e Skocisë për Botëror
Fanellat gati, djelmoshat dardanë të gatshëm për të shkruar historinë