Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë dhe një nga udhëheqësit e VLEN-it, koalicionit shqiptar në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, ka reaguar pas incidentit të presidentes Vjosa Osmani në aerportin e Shkupit.
Sipas Taravarit, BDI-ja, partia e udhëhequr nga Ali Ahmeti, po përdorë gënjeshtra dhe manipulime për të dëmtuar VLEN-in.
“Si VLEN, shprehim shqetësimin tonë se si një parti politike në Maqedoninë e Veriut, konkretisht BDI, po përdor gënjeshtra dhe manipulime në përpjekje për të dëmtuar vetëm VLEN-in, pa u shqetësuar për pasojat që mund t’i sjellë Kosovës. Ne i bëjmë thirrje opinionit që të ndjekë faktet dhe jo propagandën e BDI-së.
1. MPB dhe shteti nuk kanë kompetencë mbi sigurinë e aeroportit, por kjo është në kompetencë të koncesionarit, në këtë rast TAV-it.
2. Sipas Konventës së Vjenës, udhëheqësit shtetërorë kanë trajtim të veçantë gjatë udhëtimit, por detajet e protokolleve të sigurisë i përcakton koncesionari i aeroportit.
3. Një keqkuptim i ngjashëm ka ndodhur edhe kur Talat Xhaferi ishte kryeministër teknik, pse BDI-ja nuk flet për këtë? Dhe e ftojmë BDI-në të përgjigjet nëse gjatë udhëtimeve të tyre kanë shmangur skanerat.” – ka shkruar ai, ndër të tjera.



Të tjera
Marrëdhëniet me njerëz modelohen që në fëmijëri
Shpëtohet fëmija që ra në Liqenin Akumulues në Mitrovicë
Kur fëmijët duhet të kenë telefon? Këshilla nga drejtorja e YouTubes dhe Bill Gates