Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka dalë në mbështetje të Vedat Muriqit, për të cilin në rrjete sociale është përfolur shumë, pasi Kosova humbi finalen e play-off-it ndaj Turqisë.
Përmes një postimi në Facebook, Limaj tha se “çdo shtëpi e ka bërllokun e vet”, dhe se të tillët kanë etiketuar edhe për UÇK-në gjatë luftës.
“Vedat, mos u mërzit. Çdo shtëpi e ka ‘berllogun’ e vet. Të tillët e kanë thuajse në natyrë me fyer e me etiketuar ata që me zemër i kanë shërbyer dhe i shërbejnë atdheut. Kështu kanë shpifur e etiketuar edhe për UÇK-në gjatë luftës dhe vazhdojnë edhe sot”.
“Ata, kur shpifin, nisen nga vetja e tyre, sepse nuk e kanë brumin për t’i shërbyer atdheut e për të qenë krenarë me zemër. Janë thjesht zëra që nuk përfaqësojnë vlerat e këtij vendi”, u shpreh Limaj.
Kreu i Nismës i tha kurajë Muriqit, me fjalët: “Mirënjohje për ty dhe ekipin, për emocionin dhe dashurinë që po ua transmetoni fëmijëve tanë për fanellën dhe shtetin. Vazhdo me kokën lart, jemi krenarë me ju”.



Të tjera
Cila është diferenca ideale mes partnerëve për një martesë të lumtur?
E shihni të dashurin në ëndërr duke ju tradhtuar?
“Përgjigja mbetet JO”, Ancelotti nuk e do Neymar Jr te Brazili