Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në orët e hershme të mëngjesit në Veternik.
Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, bëri të ditur se rreth orës 03:25 të plagosurit janë sjellë në Qendrën Emergjente nga policia dhe ndihma e shpejtë.
Sipas tij, bëhet fjalë për dy persona të lindur në vitet 1995 dhe 1999, të cilët dyshohet se janë plagosur në një restorant në Veternik.
Ai theksoi se gjendja e tyre është stabile, ndërsa ka treguar se i janë nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme.
Pas trajtimit në Qendrën Emergjente dhe konsultave me mjekë, pritet që të njëjtit të pranohen për trajtim të mëtejmë në repartin e Ortopedisë.



Të tjera
Haziri zbulon kandidatin e LDK-së për president, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në
Netanyahu ‘i bindet’ Trumpit për sulmet ndaj Libanit
Kërpudhat reduktojnë rrezikun e kancerit më të zakonshëm tek meshkujt