Në reagimin e saj, OVL-UÇK vlerëson se këto deklarata tejkalojnë çdo kufi të pranueshëm njerëzor, duke i cilësuar jo vetëm si sulme personale, por si goditje të drejtpërdrejta ndaj figurave që, sipas tyre, përfaqësojnë sakrificën, qëndresën dhe idealin e lirisë në Kosovë.
“Ramush Haradinaj është prej heronjve të gjallë të këtij vendi, ndërsa familja e tij përfaqëson një shtyllë të fortë vlerash kombëtare, të ndërtuara mbi nderin, guximin dhe përkushtimin ndaj atdheut.”, thuhet në reagim.
OVL-UÇK thekson se gjuha e urrejtjes dhe retorika përçarëse nuk janë të rastësishme, por, sipas tyre, janë kultivuar ndër vite nga diskursi politik, duke krijuar një klimë të tensionuar dhe të papranueshme në shoqëri.
OVL-UÇK, dega në Pejë, i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të trajtojnë me seriozitet maksimal rastin dhe të ndërmarrin masa ligjore ndaj personit përgjegjës, duke përfshirë edhe paraburgimin.
Sipas tyre, çdo lehtësim i mundshëm do të ishte goditje për rendin publik dhe fyerje shtesë për dinjitetin e familjes së sulmuar.
“Ata që përdhosin emrat e lidhur me çlirimin nuk duhet të presin mirëkuptim apo mëshirë”, përfundon reagimi i OVL-UÇK-së.



Të tjera
Armëpushimi, zbardhet propozimi me 10 pika që Irani i dërgoi Trumpqapoq
Si t’i bëni njerëzit për vete edhe pa folur fare
Kurti arrin në veri