Profesori universitar, Hysamedin Feraj, ka reaguar lidhur me protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2026, duke bërë një paralelizëm historik me mënyrën se si pushteti jugosllav kishte vepruar ndaj demonstratave të studentëve shqiptarë në vitin 1981.
Sipas tij, pushteti aktual do të bënte mirë të mos përsëriste qasjen e atëhershme ndaj protestave studentore, pasi përvoja historike ka treguar se reagimet e tilla shpesh prodhojnë pasoja të thella politike dhe shoqërore.
Megjithatë, ai thekson se mbetet e paqartë nëse autoritetet do të zgjedhin një qasje më të matur, apo nëse- në mënyrë të tërthortë -po rrezikojnë të ndjekin një rrugë që dikur e çoi Jugosllavinë drejt destabilizimit të brendshëm.
Feraj nënvizon se shpesh ndryshimet e mëdha historike nisin nga shkaqe që në fillim duken të vogla, por që me kalimin e kohës marrin dimensione të gjera politike dhe shoqërore.



Të tjera
Politika mbi sportin: Çfarë i pengon rusët në lidhje me Kosovën që çoi në ndalimin e derbit?
Trendi i Integrimit: Rekord i ri i kosovarëve që u pajisën me pasaporta të Zvicrës
Marrëveshja dyjavore e armëpushimit mes SHBA dhe Iranit – eksperti i sigurisë flet për prapaskenat, përmend këto detaje!