Shërbimi Sekret i SHBA-së po heton “të shtënat me armë gjatë natës” pranë Shtëpisë së Bardhë, tha sot agjencia, e cila është përgjegjëse për mbrojtjen e presidentit.
“Pak pas mesnatës më 5 prill 2026, oficerët e policisë së Shërbimit Sekret iu përgjigjën raportimeve për të shtëna me armë në afërsi të parkut ‘Lafayette”, tha ajo në një deklaratë të postuar nga shefi i Komunikimeve të Shërbimit Sekret, Anthony Guglielmi.
Parku ”Lafayette” ndodhet përballë Shtëpisë së Bardhë në qendër të Uashingtonit, DC.
”Asnjë i dyshuar nuk u gjet pas një kontrolli të plotë të parkut dhe zonës përreth”, tha ajo.
Ndërsa operacionet në Shtëpinë e Bardhë mbeten normale, “një qëndrim i shtuar sigurie” është vendosur dhe rrugët në zonë janë rrethuar, ndërsa Shërbimi Sekret dhe policia “po kërkojnë në mënyrë aktive një automjet të mundshëm dhe një person”.



Të tjera
“Lojëra politike me postin e Presidentit”: Opinionisti kritikon ashpër partitë opozitare
Politika mbi sportin: Çfarë i pengon rusët në lidhje me Kosovën që çoi në ndalimin e derbit?
Trendi i Integrimit: Rekord i ri i kosovarëve që u pajisën me pasaporta të Zvicrës