Lëndohet një i mitur nga shpërthimi i dy bombolave të gazit në Skenderaj

Lëndohet një i mitur nga shpërthimi i dy bombolave të gazit në Skenderaj

Një i mitur ka mbetur i lënduar pasditën e së dielës në Skenderaj, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, çka ka çuar më pas në ekspodimin e dy bombolave të gazit.

Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur pasi i dyshuari, mashkull kosovar, kishte ndezur zjarr, derisa bëhet e ditur se viktima është dërguar për trajtim në QKUK dhe, pas marrjes së ndihmës mjekësore, është liruar në shtëpi.

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thotë PK./Klankosova.tv