Udhëheqësi politik i Hamasit, Ismail Haniyeh do të varroset sot në Katar, pasi vrasja e tij ngre frikën se lufta e Izraelit me grupin militant palestinez në Gaza mund të çojë në një konflikt të plotë në Lindjen e Mesme.
Presidenti i SHBA Joe Biden tha se vrasja “nuk kishte ndihmuar” shanset për një marrëveshje armëpushimi dhe shprehu shqetësimin për përshkallëzimin e tensioneve në rajon, pasi Irani u zotua për hakmarrje për vrasjen e Haniyeh në tokën e tij.
Biden po peshon gjithashtu më shumë mbrojtje të SHBA-së në Lindjen e Mesme, ndërsa SHBA përgatitet për hakmarrjen iraniane kundër Izraelit, që zyrtarët thonë se mund të përfshijë një sulm ndaj forcave amerikane.
Haniyeh u vra në Teheran, duke u bërë figura e tretë e profilit të lartë në grupet militante të mbështetura nga Irani që vritet në javët e fundit.
Trupi i Haniyeh mbërriti në Doha të enjten nga Irani, pasi mijëra vetë u mblodhën për ta vajtuar në Teheran. Sipas Hamasit dhe mediave shtetërore të Katarit, namazi i tij i xhenazes do të bëhet pas namazit të xhumasë në xhaminë kombëtare të Katarit, dhe do të pasohet nga varrimi i tij në qytetin Lusail.



Të tjera
Fakte të përditshme psikologjike, që me siguri do të donit t’i dinit
Marta Kos shtyn vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se i përkasin periudhës së luftës