Juventus e dominon Genoa-n, mbyll pjesën e parë me avantazh – Ekonomia Online

Juventus e dominon Genoa-n, mbyll pjesën e parë me avantazh

Juventus po zhvillon një paraqitje bindëse ndaj Genoa në “Allianz Stadium”, duke mbyllur pjesën e parë në epërsi 2-0, në kuadër të javës së 31-të në Serie A.

“Zonja e Vjetër” nuk ka falur në këtë përballje shumë të rëndësishme për garën drejt një vendi në UEFA Champions League, sidomos pasi rivalët direktë për vendin e katërt, Como dhe Roma, kanë lënë pikë këtë javë.

Sfida u zhbllokua shumë shpejt, që në minutën e 4-t, kur Gleison Bremer realizoi me kokë pas një aksioni të gjatë. Vetëm 12 minuta më vonë, bardhezinjtë dyfishuan rezultatin me Weston McKennie, i cili përfitoi nga një kundërsulm i shpejtë, pas asistimit të Francisco Conceição.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e qartë 2-0 për Juventusin, që duket në kontroll total të ndeshjes.

Ndërkohë, Edon Zhegrova e ka nisur sfidën nga stoli dhe pritet të aktivizohet në pjesën e dytë.