Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, ka lavdëruar Lamine Yamalin për qëndrimin e tij kundër racizmit që ai dhe futbollistët egjiptianë pësuan gjatë një ndeshjeje ndërkombëtare javën e kaluar.
Loja e Barcelonës përballë Atletico Madridit këtë fundjavë solli abuzime të tjera raciste ndaj 18-vjeçarit.
Pas shumë thirrjeve “Kush nuk kërcen është mysliman” gjatë barazimit 0-0 të Spanjës me Egjiptin, Lamine Yamal reagoi në rrjetet sociale duke i quajtur këto thirrje “të papranueshme” dhe raciste.
Policia katalanase po heton incidentet, por shqetësim ka shkaktuar përhapja e gjerë e këtyre thirrjeve në “RCDE Stadium”.
Pamje të tjera shqetësuese dolën nga fitorja 2-1 e Barcelonës ndaj Atletico Madridit të shtunën, ku Yamali pësoi sërish abuzime raciste.
Teksa u vendos për të ekzekutuar një këndor, dëgjoheshin thirrje si “Shko në Marok” dhe përdorimi i fjalës me ngjyrë nga tribunat.



Të tjera
Haradinaj refuzon takimin me Abdixhikun
Këshillat që duhet të ndjekësh për të pasur një jetë pozitive
Rriten sëmundjet jongjitëse në Kosovë, kryeson hipertensioni