Derisa afati i caktuar nga Trump po mbaron, ushtria izraelite lëshoi një paralajmërim për iranianët duke thënë se “prania e qytetarëve në trena dhe pranë linjave hekurudhore rrezikon jetën tuaj”.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani mund të “eliminohet brenda një nate”, që “mund” të jetë e marta – një afat që ai i vendosi Iranit për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.
Ai nuk tha nëse lufta po mbaron, duke e quajtur atë një “periudhë kritike” që varet nga veprimet e Iranit.
Trump përsëriti kërcënimet për të goditur urat dhe termocentralet e Iranit , duke pretenduar se populli iranian do të ishte “i gatshëm të vuante” nëse përfundimisht do të siguronte lirinë e tij.
Teherani paralajmëroi se pasojat e sulmeve të tilla do të shtrihen përtej rajonit .
Më herët të hënën, Trump e quajti një propozim të hartuar nga vendet që punonin për të zbatuar armëpushimin 45-ditor një “hap të rëndësishëm”, por “jo mjaftueshëm të mirë”.
Irani e hodhi poshtë propozimin dhe bëri thirrje për një fund të përhershëm të luftës, sipas medias shtetërore iraniane, shkruan CNN.
Zëvendësministri i rinisë dhe sporteve i Iranit u bëri thirrje të rinjve të formojnë një “zinxhir njerëzor” rreth termocentraleve të vendit, pas kërcënimeve të Presidentit Donald Trump se SHBA-të do të bombardojnë infrastrukturën publike të Iranit nëse nuk e rihap Ngushticën e Hormuzit.



Të tjera
Lulet toksike që nuk duhet t’i mbani në shtëpi
Gjykata vendos në favor të Telekomit në rastin ndaj Artmotion për FIFA 2026
SMS mashtruese në emër të Policisë së Kosovës, qytetarëve u kërkohet kujdes