Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu priti sot në takim Avokatin e Popullit të Shqipërisë, Endri Shabani, i shoqëruar nga një delegacion, si dhe Avokatin e Popullit të Kosovës, Naim Qelaj, përcjell KosovaPost.
Gjatë takimit u diskutua roli dhe rëndësia e institucioneve të Avokatit të Popullit në të dyja vendet, me fokus të veçantë mbi mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve.
Bashkëbisedimi gjithashtu trajtoi praktikat më të mira të raportimit të këtyre institucioneve në kuvendet përkatëse, duke theksuar rëndësinë e komunikimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë dhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të partneritetit ndërinstitucional.
“…u theksuar rëndësia e bashkëpunimit dhe komunikimit të ndërsjellë, si dhe mundësitë për forcimin e mëtejmë të këtij bashkëveprimi”, thuhet në njoftim.



Të tjera
18 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Kosovës
Ushqimet që nuk duhet të hani nëse keni probleme me veshkat
Spanja i kërkon BE-së të pezullojë traktatin e bashkëpunimit të vitit 1995 me Izraelin pas sulmeve në Liban