Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, priti sot në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer.
Zulfaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të çmuar që Republika e Austrisë i ka ofruar Republikës së Kosovës në etapa të ndryshme të shtet-ndërtimit. Ai theksoi se Austria është partner i rëndësishëm i Kosovës në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Në takim u diskutua progresi në zbatimin e Planit të Rritjes dhe Agjendës së Reformave.
Zulfaj nënvizoi përkushtimin e institucioneve për të siguruar zbatim të qëndrueshëm në përputhje me afatet e përcaktuara.
Zulfaj e konsideroi marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim ndër prioritetet kryesore të qeverisë, në përputhje me progresin e arritur dhe angazhimin e vazhdueshëm për reforma.
Ambasadori Schnetzer përgëzoi Zulfaj për marrjen e detyrës dhe ofroi mbështetjen e Austrisë në procesin e integrimit evropian të Kosovës.



Të tjera
Pas shumë sfidave dhe proceseve gjyqësore, Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës mposht zyrtarisht Kishën Serbe – nga tani, të gjithë besimtarët ortodoksë kanë adresë te Peshkopi i Kosovës, Nikollë Xhufka
“Ka 10 ditë që Rama nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer”- Aktivisti Arben Kola: Dorëheqje dhe shporru
Beqiroviq në OKB: Mohimi i Gjen*9ocidit të Srebrenicës është “akt anticivilizues”