Irani: Kër*cënimet e Trump nuk do të hapin derën për dialog

Kër*cënimet e Trump nuk do të hapin derën për dialog

Zëdhënësja e qeverisë iraniane, Fatemeh Mohajeran ka dekalruar se kërcënimi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump për të shkatërruar qytetërimin iranian është një shenjë injorance” që nuk do të ndihmojë dialogun e mundshëm.

Ajo theksoi për agjencinë zyrtare të Lajmeve të Republikës Islamike (IRNA) se ruajtja e paqes dhe sigurisë së popullit është përparësia kryesore e qeverisë dhe kërcënimet nuk do të shqetësojnë qetësinë publike.

“Dera e dialogut hapet me respekt; rruga e ngushtë e kërcënimeve, vogëlsisë dhe poshtërimit nuk është një mënyrë për të hyrë”, tha ajo.

Më herët të martën, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio la të kuptohej se do të ketë më shumë lajme kur u pyet nga CNN nëse pret që Irani të ulet në tryezën e negociatave./euronews