“Sanksionet kanë qenë tërësisht të padrejta që i janë vendosur Kosovës përkundër faktit se sulmi atë ditë më 2023 kanë ardhur nga bandat serbe të dirigjuara nga Beogradi”.
“Pastaj kanë qenë keqkuptime të Qeverisë me aleatët tanë. Ne kemi arritur që t’i eliminojmë ato keqkuptime duke diskutuar me aleatët tanë dhe më dhjetor janë hequr ato masa”, ka thënë ajo.
Megjithatë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas intervistës në Pressing, duke thënë se Osmani “s’ka kontribuuar në heqjen e masave”.
Reagimi i plotë i Bajqinovcit:
Presidentja jo vetëm që nuk ka kontribuar në heqjen e masave, por ka qenë në të njëjtën linjë me Lajçakun, pra për tërheqje nga veriu.
Nëse nuk ka harruar, Presidentja pastrimin e strukturave kriminale e quante “bixhoz”.
Ky është kontributi i saj në lidhje me masat!./KosovaPost



Të tjera
10 pijet që mund t’ju ndihmojnë për të lehtësuar migrenën
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Shega, një frut që ndihmon kundër plakjes