Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar sot përvjetorin e masakrës së Polacit, duke nderuar kujtimin e 78 civilëve të pafajshëm dhe 8 dëshmorëve që ranë në këtë ngjarje tragjike, pêrcjell KosovaPost.
Haxhiu theksoi se kjo plagë mbetet ende e hapur, pasi edhe sot ka të pagjetur, duke mbajtur gjallë dhimbjen e familjeve të tyre. “Kujtesa për ta nuk zbehet dhe na obligon të kërkojmë pa u ndalur drejtësi për krimet e kryera”, ka shkruar ajo në Facebook.
Në këtë kontekst, u kujtua edhe beteja në Abri të Epërme në Drenicë, ku ranë heroikisht dëshmorët Xhevat Demaku, Bedri Demaku dhe Imer Shala, simbol i sakrificës dhe qëndresës për lirinë e vendit.
“Kujtesa nuk është vetëm nderim, por edhe përgjegjësi. E vërteta nuk do të zbehet dhe drejtësia do të mbetet kërkesë e përhershme. Lavdi e përjetshme martirëve dhe dëshmorëve të kombit!” përfundoi Haxhiu.



Të tjera
10 pijet që mund t’ju ndihmojnë për të lehtësuar migrenën
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Shega, një frut që ndihmon kundër plakjes