Trump do që Evropa të marrë drejtimin me Rusinë në të ardhmen

Armëpushimi, zbardhet propozimi me 10 pika që Irani i dërgoi Trumpqapoq

SHBA ka pranuar një armëpushim dyjavor me Iranin, të ndërmjetësuar nga Pakistani, për t’u dhënë kohë palëve që të negociojnë një marrëveshje paqeje.

Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili më 7 prill paralajmëroi se “një qytetërim i tërë do të vdesë sonte” nëse Irani nuk bën marrëveshje, tha se ka marrë nga Teherani një propozim me 10 pika dhe se e konsideron atë një bazë të mirë për negociata.
Agjencia e lajmeve Tasnim, e afërt me forcat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), konfirmoi se është “vendosur” një armëpushim midis dy palëve, “me kushte të caktuara”.
Propozimi me 10 pika i Iranit:

Angazhimi i Iranit për të mos ndërtuar armë bërthamore.

Dispozitat që hapin rrugën për një ndërprerje të plotë të çdo agresioni kundër Iranit dhe grupeve aleate
Tërheqje e mundshme e forcave luftarake amerikane nga rajoni dhe ndalim i çdo sulmi ndaj Iranit nga bazat rajonale.

Kalim i kufizuar ditor i anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit për dy javë, sipas një dispozite të Protokollit të Kalimit të Sigurt dhe rregullave specifike të Iranit.
Heqja e të gjitha sanksioneve parësore, dytësore dhe të OKB-së kundër Iranit.

Mbulimi i humbjeve të Iranit nga lufta duke krijuar një fond investimi dhe financiar për vendin.

Pranimi nga SHBA-të i të drejtës së Iranit për të pasuruar materiale bërthamore dhe diskutimi mbi nivelin e pasurimit

Leja për Iranin për të negociuar traktate paqeje dypalëshe dhe shumëpalëshe me vendet e rajonit
Zgjerimi i politikës së mossulmimit ndaj të gjitha grupeve të rezistencës në rajon

Ratifikimi i të gjitha angazhimeve përmes një rezolute zyrtare të Kombeve të Bashkuara