Starmer: Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin palestinez

Kryeministri Britanik: Ende shumë punë për të bërë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

Kryeministri britanik, Keir Starmer. ka deklaruar se ka “ende shumë punë për të bërë” për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, teksa vizitoi Arabinë Saudite mes përpjekjeve të vazhdueshme për të stabilizuar furnizimet globale me energji, transmeton Anadolu.

“Ka punë për të bërë. Është ende në fillim”.

U tha Starmer transmetuesve gjatë vizitës, duke shtuar se kishte “një ndjenjë të vërtetë” lehtësimi pas armëpushimit SHBA-Iran, të ndërmjetësuar nga Pakistani, por theksoi rëndësinë e sigurimit që çdo përparim të çojë në stabilitet të qëndrueshëm.