“Është i jashtëzakonshëm dhe është vetëm 18 vjeç. Për kombëtaren spanjolle, ai do të bëhet një nga lojtarët më të mirë në histori”.
Kështu Hansi Flick e lavdëron Lamine Yamalin, shkruan “Gazeta Express”.
Trajneri gjerman i Barcelonës e ka mbrojtur talentin e ri pas humbjes 0-2 nga Atletico Madridi në ndeshjen e parë çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.
Një sfidë që la shije të hidhur te katalunasit dhe që e zemëroi trajnerin, i cili nuk i kurseu kritikat ndaj arbitrimit.
“VAR-i ishte shumë i njëanshëm në favor të Atleticos… ishte një gjerman, faleminderit Gjermani”, ironizoi Flick, duke e drejtuar gishtin nga arbitri Christian Dingert.
Episodi më i diskutuar ishte prekja me dorë në zonë nga Pubill.
“Nuk e di pse VAR-i nuk ndërhyri. Gjyqtari është gjerman dhe e gjej të pabesueshme këtë. Të gjithë bëjmë gabime, por për çfarë shërben VAR-i? Nuk e kuptoj. Duhej të ishte penallti, karton i dytë i verdhë dhe i kuq. Kjo është e papranueshme.”
Ai pati dyshime edhe për përjashtimin e Cubarsí, që e la Barcelonën me dhjetë lojtarë: “Nuk jam i sigurt që e ka prekur mjaftueshëm, sepse topi ishte pas tij.”



Të tjera
Kombëtarja e Kosovës në futsall mposht Gjibraltarin thellë, 11:0
Sorensen pas takimeve në Beograd: U avancuan diskutimet për çështjet kyçe të dialogut
Britania bën thirrje për njohjen e Kosovës dhe ndëshkimin e përgjegjësve të su*lmit në Banjskë