Kombëtarja e Kosovës në futsall ka regjistruar fitore të thellë në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kupën e Botës 2028, duke mposhtur Gjibraltarin me rezultat 11-0.
Të besuarit e përzgjedhësit Agon Ramadani dominuan takimin nga fillimi deri në fund, ndërsa pjesa e parë u mbyll me epërsi të thellë 7-0.
Në këtë ndeshje u dallua Drilon Maxharraj, i cili realizoi katër gola, ndërsa Shefki Kameri kontribuoi me dy realizime. Golashënues të tjerë ishin Ramadan Alaj, Drilon Haxhijaj, Shqipërim Imeri dhe Yll Mazreku, ndërsa një gol erdhi si autogol nga kundërshtari.
Përzgjedhësi Ramadani iu dha hapësirë të gjithë lojtarëve gjatë takimit, duke iu mundësuar atyre të tregojnë formë të mirë dhe të kontribuojnë në këtë fitore të rëndësishme.
Kosova do të zhvillojë ndeshjen e radhës nesër (e premte), ku do të përballet me Austrinë.



Të tjera
Lideri suprem i Iranit flet për herë të parë pas armëpushimit me SHBA-në
Sytë tregojnë se sa jeni të stresuar
Kurti takon presidenten e BERZh-it, diskutojnë për bashkëpunimin në energji dhe në infrastrukturë