Kurti takon presidenten e BERZh-it, diskutojnë për bashkëpunimin në energji dhe në infrastrukturë

Kurti takon presidenten e BERZh-it, diskutojnë për bashkëpunimin në energji dhe në infrastrukturë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, është takuar me presidenten e Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odile Renaud-Basso.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në takim është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe BERZh-it, me theks të veçantë në zhvillimin e projekteve infrastrukturore dhe ekonomike.

Kurti ka inkurajuar BERZh-in që të vazhdojë mbështetjen për sektorin privat dhe projektet strategjike, veçanërisht në fushën e energjisë, menaxhimit të ujërave dhe transportit publik.

Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e projekteve infrastrukturore dhe përmbushjen e objektivave të përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit me këtë institucion financiar ndërkombëtar.

Në përfundim të takimit, Kurti ka shprehur mirënjohje për mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm të BERZh-it në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të vendit.