Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka bërë të ditur se sot ka nënshkruar kontraten për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK, e cila pritet të përfundojë brenda 30 muajve.
Vitia ka thënë se me këtë tashmë është hapur rruga për ndërtimin e kësaj qendre dhe se pas shumë sfidave, ministrisë i është dhënë drita e gjelbër për vazhdimin e punimeve.
“Hapet rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK. Pas shumë sfidave, i është dhënë dritë e gjelbër ministrisë për vazhdimin e punimeve. Sot kam nënshkruar kontratën, sipas së cilës Qendra Emergjente pritet të përfundojë brenda 30 muajsh”, ka thënë Vitia



Të tjera
Ftesa e Kurtit, PDK-ja mbledh kryesinë
Prova të reja: Thirrjet Shqiptare me arkitektët e “dehur”
Hamza i përgjigjet Kurtit: PDK-ja e gatshme për takim nesër në ora 09:00