Kurti në Londer pritet nga Coaker, diskutojnë për fushën e mbrojtjes

Kurti në Londer pritet nga Coaker, diskutojnë për fushën e mbrojtjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, u prit nga Ministri i Shtetit për Mbrojtje, Lord Vernon Coaker, në “Naval and Military Club” në Londër.

 

Gjatë darkës, kryeministri Kurti e falënderoi Lordin Coaker për mbështetjen historike të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, duke përmendur në veçanti ndihmën për refugjatët gjatë luftës, rolin e gjeneralit Michael Jackson në çlirim, si dhe kontributin pas luftës në proceset e shtet-ndërtimit, zhvillimit dhe integrimit.

Kurti theksoi se Kosova synon të thellojë edhe më tej bashkëpunimin ushtarak dhe të mbrojtjes me Mbretërinë e Bashkuar, në përputhje me vlerat dhe qëllimet e përbashkëta.

Në këtë kuadër, ai përmendi bashkëpunimin në fusha specifike, si bashkëzbarkimet, trajnimet dhe zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse.