Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pritur në takim në Stamboll presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino dhe delegacionin e tij në Stamboll, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.
Takimi u mbajt në Zyrën Presidenciale në Dolmabahçe.
Gjatë pritjes, Infantino i dhuroi presidentit Erdogan një fanellë me emrin e tij dhe numrin 26, një kopje të trofeut të Kupës së Botës së FIFA-s dhe një top zyrtar të Kupës së Botës.
Në takim gjithashtu morën pjesë ministri i Rinisë dhe Sportit, Osman Askın Bak, këshilltari i presidentit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, ambasadori Akif Cagatay Kilic, si dhe presidenti i Federatës Turke të Futbollit (TFF), Ibrahim Haciosmanoglu.
Gjithashtu edhe Haciosmanoglu i dhuroi presidentit Erdogan një fanellë të ekipit kombëtar të Turqisë.



Të tjera
Thaçi për vdekjen e babait: Fakti që s’mora pjesë në varrim është një dhimbje që do e mbaj gjithë jetën
Erdogan: Dënimi me vdekje për të burgosurit palestinezë i ngjashëm me politikat e Hitlerit
Pse raporti baba-bijë është themelor