Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë ka realizuar një vizitë zyrtare në Tetovë, me fokus mbledhjen dhe dokumentimin e materialeve arkivore që dëshmojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
Sipas njoftimit zyrtar, vizita ka nisur në Bibliotekën e Tetovës, ku janë skanuar materiale me rëndësi të veçantë, të cilat lidhen me dokumentimin e dëbimit të popullsisë shqiptare gjatë viteve 1998–1999, transmeton Klankosova.tv.
Këto materiale pritet të shërbejnë si dëshmi të rëndësishme në ndërtimin e arkivave dhe në forcimin e bazës dokumentare për trajtimin e krimeve të luftës, si dhe në funksion të ruajtjes së kujtesës historike.
Njoftimi i plotë:



Të tjera
IPK arreston një zyrtar policor, dyshohet për “ngacmim”
Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan
Presidenti turk dhe homologu francez diskutojnë armëpushimin në Iran, stabilitetin rajonal dhe lidhjet dypalëshe