Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka kërkuar nga veteranët e luftës të kenë kujdes kur udhëtojnë jashtë Kosovës, e sidomos kur udhëtojnë nëpër Serbi.
Klinaku në një postim në Facebook, ka thënë se Serbia po freskon vazhdimisht listat, duke i futur në Interpol.
“Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duhet të kenë kujdes kur udhëtojnë jashtë Kosovës, e sidomos të mos udhëtojnë nëpër Serbi, Maqedoni, Mal të Zi, sepse pushtuesi serb vazhdimisht po freskon listat, duke i futur në Interpol apo Europol”, thotë ai.



Të tjera
Çdo dhimbje koke sinjalizon një problem shëndetësor
Gjendet trupi i pajetë i gruas që u raportua e zh*dukur mbrëmë në Klinë
Teknika e re për përmirësimin e shikimit e suksesshme