Futbollistet e Kosovës të kategorisë U19 e nisën mbarë kampanjën kualifikuese për në Kampionatin Evropian.
“Dardanet” triumfuan bindshëm me rezultat 6:0 kundër Moldavisë.
Për këtë ka reaguar kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi.
Ademi tha se vashat treguan përkushtim të jashtëzakonshëm.
“Kjo fitore është dëshmi e punës, disiplinës dhe talentit që po zhvillohet çdo ditë e më shumë në futbollin e vajzave në Kosovë. Jam krenar për secilën prej vajzave që dhanë maksimumin në fushë dhe përfaqësuan me dinjitet Kosovën. Përgëzime edhe për stafin teknik në krye me Albina Rrahmani”, deklaroi Ademi.
“Ju uroj shumë suksese edhe në sfidat e radhës! Forca Kosovë!”, theksoi ai.



Të tjera
Kurti uron Pashkët Ortodokse: Besim e mirësi në çdo shtëpi
Udhëheqësit botërorë do të mblidhen në Antalya të Turqisë për Forumin e Diplomacisë më 17-19 prill
Transformoni kuzhinën tuaj për pak minuta