Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka ka paralajmëruar kundërshtarët e gjashtë xhirove të fundit në Premier League.
Sipas Xhakës, Sunderlandi mund ta mposht çdo kundërshtar që i del përpara, sidomos pas fitores ndaj Tottenhamit.
Në xhiron ë 32-t të kampionatit anglez, Sunderlandi fitoi 1:0 ndaj Tottenhamit për t’u ngjitur në pozitën e dhjetë në tabelë me 46 pikë.
Xhaka ka insistuar se nëse Sunderlandi luan sikurse ndaj Tottenhamit, atëherë secili kundërshtar mund të mposhtet deri në fund të sezonit.
Në 28 paraqitje kampionale deri më tani, Xhaka 33-vjeçar ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 5 asistime kurse Sunderlandit iu bashkua verën e shkuar nga Bayer Leverkuseni.
Deri në fund të sezonit aktual, Sunderlandi do të përballet me Aston Villan, Nottinghamin, Wolverhamptonin, Manchester Unitedin, Evertonin dhe Chelsean.



Të tjera
Kosi dhe dobitë shëndetësore nga konsumimi i tij
Starmer thotë se Trump ‘gaboi’ që kër*cënoi civilët iranianë
Kryeministri i zgjedhur i Hungarisë premton bashkëpunim me BE-në dhe fokus në reforma