Të paktën 16 persona janë plagosur pas një sulmi me armë në një shkollë të mesme në juglindje të Turqisë, pasi një ish-nxënës hapi zjarr të martën, raportoi Associated Press.
Sipas autoriteteve, sulmuesi 18-vjeçar, i armatosur me një pushkë gjuetie, ka qëlluar në mënyrë të rastësishme brenda një shkolle profesionale në Siverek, në provincën Sanliurfa, para se të fshihej brenda objektit.
Guvernatori Hasan Sildak bëri të ditur se autori më vonë i ka dhënë fund jetës me të njëjtën armë.
Sipas raportimeve të NTV, një mësues i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për rastin.
–>



Të tjera
Nga konfliktet te e ardhmja e pasigurt, Mourinho përgatit bisedën vendimtare me yllin e skuadrës
Haxhiu viziton Zyrën Kombëtare të Auditimit: Do të mbështesim transparencën dhe menaxhimin e përgjegjshëm të parasë publike
FIFA reagon pas akuzave se Botërori po favorizon Argjentinën