Deputeti i VV-së u dënua me 1 vit e 6 muaj burg për nxitje të përçarjes.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka reaguar pasi u dënua me një vit e gjashtë muaj burgim për veprën penale “nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.
Përmes një postimi publik, Azemi ka kritikuar ashpër sistemin e drejtësisë, duke thënë se ai po dënon aktivistët shqiptarë ndërkohë që, sipas tij, lirohen persona që ai i cilëson si “terroristë serbë”.
“Ata që lirojnë terroristët serbë që gjuajnë bomba duan të na dënojnë neve aktivistëve shqiptarë vetëm sepse reaguam ndaj këtij skandali. Arlind Manxhuka dhe unë sot u dënuam nga 1 vit e 6 muaj burg, pa asnjë provë nga sistemi i vjetëruar i drejtësisë që liron terroristët serbë”, ka shkruar Azemi.
Ai gjithashtu përmendi se Edi Zenelaj dhe Qerim Elshani janë dënuar me nga gjashtë muaj burgim, duke thënë se në total janë katër vite burg për personat që, sipas tij, kanë reaguar ndaj lirimit të kriminelëve serbë.
“Qantat që vijnë andej kufirit të Republikës kurrë nuk do të na mbyllin gojën. Rroftë Republika e Kosovës, turp atyre që lirojnë kriminelë serbë e neve na dënojnë veç pse reagojmë”, ka shkruar Azemi.



Të tjera
Metodat natyrale për largimin e insekteve nga shtëpia
Kusari-Lila: Kosova po forcon klimën e investimeve
Pacolli: Investimet në Bjeshkët e Junikut të bëhen në harmoni me mjedisin