Bisedimet midis ShBA-së dhe Iranit mund të rifillojnë brenda dy ditëve të ardhshme, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump për New York Post.
“Diçka mund të ndodhë gjatë dy ditëve të ardhshme dhe ne jemi më të prirur të shkojmë atje [në Pakistan]”, ka thënë ai.
Kjo vjen pas një takimi fundjave në Islamabad të Pakistanit, raporton BBC.
Më herët gjatë ditës së sotme, media shtetërore e Iranit tha se janë shkëmbyer mesazhe midis Teheranit dhe Pakistanit , por se ende nuk ka asnjë informacion në lidhje me ndonjë marrëveshje për të zhvilluar bisedime të mëtejshme.



Të tjera
SHBA pas takimit në Washington: Izraeli dhe Libani bien dakord të nisin bisedime direkte
Meshkujt kanë zbuluar përse duan që femrat ta bëjnë hapin e parë
Përfitimet e konsumimit të një luge vaj ulliri në mëngjes