Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së pasurisë natyrore të Kosovës, duke veçuar Bjeshkët e Junikut si një nga zonat më të rëndësishme turistike dhe mjedisore në vend, përcjell KosovaPost.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Pacolli ka deklaruar se Bjeshkët e Junikut, përfaqësojnë një nga destinacionet më të bukura për zhvillimin e turizmit në Kosovë.
“Ta mbrojmë pasurinë tonë natyrore! Bjeshkët e Junikut janë ndër pikat më të bukura dhe një destinacion kyç për turizmin në Kosovë,” ka shkruar ajo.
Sipas saj, prioritet mbetet që çdo investim i mundshëm në këto zona të realizohet në përputhje të plotë me standardet mjedisore.
“Po punojmë që ta mbrojmë natyrën e paprekur të këtyre bjeshkëve, në mënyrë që bukuria e tyre të mbetet origjinale,” ka shtuar ministrja Pacolli.



Të tjera
SHBA pas takimit në Washington: Izraeli dhe Libani bien dakord të nisin bisedime direkte
Meshkujt kanë zbuluar përse duan që femrat ta bëjnë hapin e parë
Përfitimet e konsumimit të një luge vaj ulliri në mëngjes