Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka konstatuar shkelje ligjore nga ana e Komunës së Prishtinës, lidhur me menaxhimin e deponisë së mbetjeve inerte dhe të vëllimshme në zonën e Matiçanit.
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka thënë se komuna obligohet të nisë procedurat ligjore për pajisje me pëlqim ujor, në të kundërtën sic ka thënë ajo do të merren masa konfrom ligjit.
“Përmes këtij aktvendimi, Komuna e Prishtinës obligohet që brenda një afati prej 15 ditësh të nisë procedurat ligjore për pajisje me pëlqim ujor. Çdo neglizhencë apo mosveprim brenda këtij afati do të pasojë me masa të menjëhershme ligjore konform legjislacionit në fuqi.Qëndrimi ynë është i qartë. Mbrojtja e mjedisit dhe e ujërave është prioritet i padiskutueshëm i yni. Ligji vlen njëlloj për të gjithë, përfshirë edhe institucionet komunale”, ka shkruar Pacolli në Facebook.



Të tjera
Nga konfliktet te e ardhmja e pasigurt, Mourinho përgatit bisedën vendimtare me yllin e skuadrës
Haxhiu viziton Zyrën Kombëtare të Auditimit: Do të mbështesim transparencën dhe menaxhimin e përgjegjshëm të parasë publike
FIFA reagon pas akuzave se Botërori po favorizon Argjentinën