Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Ekuador, ku gjyqtari Javier Ortega (48 vjeç) u vra me armë zjarri gjatë një ndeshjeje amatore në Pasaje, në provincën El Oro.
Sipas dëshmitarëve, disa persona të armatosur iu afruan gjatë lojës dhe hapën zjarr para dhjetëra spektatorëve, përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes.
Ortega u shpall i vdekur në vend, ndërsa ndeshja u ndërpre menjëherë.
Policia ka nisur hetimet dhe e konsideron rastin si vrasje të qëllimshme, ndërsa po analizohen pamje dhe dëshmi për të identifikuar autorët.
Ngjarja ka ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë në aktivitetet sportive në vend.



Të tjera
Mënyrat më të çuditshme për të lënë duhanin
Tre punonjës shëndetësor kanosen në Podujevë
E konfirmon mediumi turk: Muriqi arrin marrëveshje personale me skuadrën e re