Laura Fazliu është eliminuar shumë herët nga Kampionati Europian i xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Xudistja kosovare u mposht qysh në betejën e parë në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Fazliu u eliminua me IPPON nga xhudistja sllovene, Kaja Kajzer.
Kjo ishte befasia e parë e madhe e ditës së sotme, ndërsa pritej që Laura Fazliu të përfundonte minimalisht në podium.
Në garë sot janë ende Akil Gjakova dhe Dardan Cena në kategorinë deri në 73 kilogramë, shkruan Gazeta Express.



Të tjera
Mënyrat më të çuditshme për të lënë duhanin
Tre punonjës shëndetësor kanosen në Podujevë
E konfirmon mediumi turk: Muriqi arrin marrëveshje personale me skuadrën e re