Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka shënuar një fitore dramatike ndaj Bullgarisë me rezultat 2:1, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Ndeshja ka nisur më mirë për mysafiret, të cilat kanë kaluar në epërsi në minutën e dyzet e dytë me golin e Demirova.
Megjithatë, “Dardanet” kanë reaguar në pjesën e dytë dhe kanë arritur ta barazojnë rezultanin në minutën e pesëdhjetë e një me anë të Smailit.
Kur gjithçka thoshte se ndeshja do të përfundonte baras, në skenë ka dalur Memeti, e cila në minutën e shtatë të kohës shtesë ka realizuar golin e fitores për 2:1, duke ndezur festën në kampin kosovar.
Me këtë triumf, Kosova vazhdon me formë perfekte në grup, duke regjistruar katër fitore në katër ndeshje dhe duke mbajtur vendin e parë me dymbëdhjetë pikë. Pas saj renditet Kroacia me nëntë pikë, ndërsa Bullgaria dhe Gjibraltari mbeten më prapa në tabelë./rtk



Të tjera
Fillojeni ditën me një gotë ujë dhe mjaltë
Mojtaba Khamenei: Ushtria iraniane ka kundërshtuar plane të liga të Shteteve të Bashkuara
Irani paralajmëron: Ngushtica e Hormuzit do të mbyllet derisa SHBA-të të heqin bllokadën detare