Pas vendimit për dërgimin e FSK-së, në Gaza, Minsitri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se kjo dëshmon pjekurinë shtetërore.
Ai shton se me këtë vendim, Kosova po e forcon çdo ditë në arenën ndërkombëtare.
“Pjesëmarrja në misione të tilla dëshmon pjekurinë shtetërore të Republikës sonë dhe pozicionin e saj që Kosova po e forcon çdo ditë në arenën ndërkombëtare”, shkruan ai.
Kujtojmë, se ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, sot ka autorizuar dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion ndërkombëtar paqeruajtës, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.


Të tjera
Kamomil, qumësht dhe kanellë – për ëmbëlsim dhe shërim të trupit
Dëgjimi, çelësi që fëmijët të bëhen të rritur të shkëlqyer
5 shenjat që paralajmërojnë ulcerën në stomak