Deputeti i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, me anë të një postimi në profilin e tij në FB ka goditur Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi u bë e qartë se nuk u dakorduan me Kurtin për arritjen e një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri.
Bahtiri shkruan “sot u vërtetua se LDK-ja e Lumir Abdixhikut ka mbetur peng i mentalitetit të vjetër. Megjithëse u ofruam ofertat më serioze, duke përfshirë 4 ministri dhe Zëvendëskryeministrin e parë, ose si alternativë Kryetarin e Kuvendit, ata refuzuan. Kjo dëshmon se LDK-ja nuk kërkon bashkëpunim për shtetin, por kërkon pazare si para një dekade”.
Tutje, ai shprehet “duhet ta kuptoni mirë: Albin Kurti nuk është si ish-kolegët tuaj me të cilët bënit marrëveshje brenda natës, ku “kumbarë” e kishit gjithmonë Radojçiqin për të siguruar karriget tuaja”.
Në fund ai shkruan “i bëj thirrje anëtarësisë së LDK-së së Ibrahim Rugovës: Ngrihuni dhe çlirohuni nga këta uzurpatorë që Kosovën e kanë pikën e fundit të rendit të ditës. Ne nuk jemi si ju. Shteti nuk është në shitje!”.


Të tjera
Ambasada britanike në Kosovë organizon festën për ditëlindjen zyrtare të Mbretit Charles III
Rinumërimi i votave, KQZ jep detaje
Prokuroria dhe Policia sekuestrojnë rreth 60 kilogramë substancë n@rkotike dhe arre*stojnë katër persona të dyshuar