Ferizaj siguron finalen e Kupës së Kosovës mes tensioneve në tribunë.
Ndeshja gjysmëfinale mes Ferizaj dhe Llapi u shoqërua me incidente, pasi tifozët vendas hodhën gjësende në fushë, duke detyruar gjyqtarin Alban Gashi të marrë vendim drastik.
Takimi u ndërpre përkohësisht dhe stadiumi u zbraz plotësisht nga shikuesit, ndërsa loja rifilloi pas rreth 18 minutash në kushte të pazakonta.
Në aspektin sportiv, ndeshja përfundoi pa gola 0-0, por ky rezultat i mjaftoi Ferizajt për të siguruar kualifikimin në finale, falë fitores 1-2 në ndeshjen e parë në Podujevë.
Kjo është hera e tretë që Ferizaj arrin finalen e Kupës së Kosovës, pas dy edicioneve radhazi 2011/12 dhe 2012/13, ku megjithatë nuk arriti të triumfojë, duke u mposhtur nga Trepça ’89 dhe Prishtina.
Në finalen e madhe, Ferizaj do të përballet me Dukagjinin, në një duel që premton emocione dhe luftë për trofeun.



Të tjera
Gjashtë arsye pse hematomat na shfaqen befasisht dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë
Mesazh pa fjalë, Endriti publikon foton e Thaçit krah Adem Jasharit
Konjufca kërkon veprim më të shpejtë për sigurimin e statusit të kandidatit për Kosovën