Ambasadori amerikan në NATO, Matthew Whitaker, ka shkruar për vizitën që ka bërë dje në KFOR dhe për takimin me gjeneralin turk, Ozkan Ulutas, transmeton KosovaPost.
Whitaker ka thënë se SHBA është aleati më i fuqishëm i Kosovës që po e ndihmon edhe në rritjen e kapaciteteve për të mbrojtur veten.
“Për më shumë se 26 vjet, SHBA-të e kanë mbështetur KFOR-in si një shtyllë stabiliteti. Pata një takim të rëndësishëm me Gjeneral Major Ozkan Ulutas, Komandant i KFOR-it, për të diskutuar misionin tonë në Ballkanin Perëndimor. Ne jemi partneri më i fortë i Kosovës, duke rritur aftësinë e vendit për të mbrojtur veten. Ndërsa u bëjmë thirrje aleatëve të marrin përgjegjësi më të mëdha për sigurinë evropiane, KFOR-i mbetet kritik për një rajon të sigurt dhe rezilient”, ka shkruar ai.



Të tjera
Zyrtare: Chelsea shkarkon Liam Roseniorin
Gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Fola me Trumpin, nuk kam marrë përgjigje akoma
Ngrënia e kësaj bimeje bishtajore mund të ulë shtypjen e gjakut