Arianit Koci, avokati i policit të vrarë gjatë sulmit terrorist në Banjskë, Afrim Bunjakut, tha se me vendimin e sotëm të Gjykatës Themelore të Prishtinës për të dënuar Blagoje Spasojeviqi dhe Vladimir Toliqin me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviq me 30 vjet heqje lirie, u arrit vetëm gjysma e drejtësisë.
Pjesa tjetër, që e kompleton atë, sipas tij, Koci do të arrihet kur të gjykohen e të dënohen edhe organizatorët dhe të dyshuarit tjerë në agresionin që u bë ndaj shtetit të Kosovës, më 24 shtator 2023.
Koci: Kjo është gjysmë drejtësi, duhet të dalin para drejtësisë kokat e sulmit
“Derisa para drejtësisë të dalin kokat apo organizatorët e këtij sulmi terrorist, kjo është gjysmë drejtësi. Natyrisht, unë jam i kënaqur me vendimin e gjykatës, por jam edhe më i kënaqur që të akuzuarve ja u kemi mundësua si sistem të gjitha të drejtat procedurale edhe në fund tash e kanë marrë dënimin çfarë familja e Afrim Bunjakut edhe e ka parashikua. Dhe vazhdojmë tutje po prapë po e përsëris, duhet para drejtësisë të vihen edhe organizatorët e këtij sulmi terrorist”, tha ai.
Koci: Vendimi satisfaksion për familjen
Mbrojtësi i familjes Bunjaku deklaroi se do ta analizojë arsyetimin e gjykatës në lidhje me vendimin për Dushan Maksimoviq, për të vendosur më pas nëse do ta apelojë atë.
Koci: Do ta analizoj vendimin për Maksimoviqin më pas vendosi a do ta apeloj
Gjykata Themelore të Prishtinë sot ka shpallur aktgjykim dënues me burgim të përjetshëm ndaj dy të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq ndërsa të tretin, Dushan Maksimoviqin e ndëshkoi me 30 vite heqje lirie. Të gjithë ishin të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçnait, i cili u krye më 24 shtator. Si pasojë e këtij sulmi mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.
Spasojeviq dhe Toliq nuk ishin prezent në gjykatore, ndërsa, Dushan Maksimoviq ishte i pranishëm aty, kur u shpall vendimi ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij në krim.



Të tjera
Yamal mposht Vedat Muriqin në garën për lojtarin e muajit në La Liga
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Fillon restaurimi i Xhamisë së vjetër të Orllanit e cila u shkatërrua gjatë viteve të ’90-ta