VETËVENDOSJE propozon zgjidhje për Presidentin: Kërkon tre emra nga PDK dhe LDK

VETËVENDOSJE propozon zgjidhje për Presidentin: Kërkon tre emra nga PDK dhe LDK

Vetëvendojse ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e Kryesisë, ku janë diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe hapat e nevojshëm për tejkalimin e situatës rreth zgjedhjes së Presidentit.

Në njoftimin zyrtar, VV thekson se një proces i ri zgjedhor do të ishte i panevojshëm dhe i dëmshëm për vendin, duke rrezikuar stabilitetin institucional. Sipas tyre, tashmë janë ndërmarrë disa hapa konkretë për të gjetur një zgjidhje, por propozimet e deritanishme janë refuzuar nga palët tjera politike.

Në këtë kontekst, VV ka dalë me një propozim të ri, duke ftuar PDK-në dhe  LDK-në që të propozojnë së bashku tre kandidatë për President.

Sipas këtij propozimi, kandidatët duhet të jenë figura unifikuese, me integritet të lartë dhe jashtë skenës aktuale politike. Për secilin prej tyre do të synohej sigurimi i të paktën 90 nënshkrimeve të deputetëve në Kuvend.

VV ka bërë të ditur gjithashtu se, në rast të një marrëveshjeje të tillë, do të tërhiqeshin nga gara Glauk Konjufca dhe Farmire Kollqaku Mullhaxha.

Afatet kohore mbeten të ngushta, ndërsa VV pret përgjigje nga partitë opozitare deri të dielën në mbrëmje, duke theksuar se një zgjidhje është e mundshme dhe e domosdoshme për të shmangur krizën politike në vend.