Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit tha se po e bën edhe një lëvizje në drejtim të gjetjes së zgjidhjes për çështjen e Presidentit duke sfiduar opozitën me kërkesën e re për tre emra për këtë post, por me disa kritere.
“Këta tre kandidatë duhet të jenë figura unifikuese, me integritet të lartë qytetar e kombëtar, me kontribut të dëshmuar në jetën profesionale dhe shoqërore, dhe jashtë skenës aktuale politike”, tha Vetëevendosja.
Përveç këtyre kritereve për kandidatët, Vetëvendosje caktoi edhe kohën se deri kur e pret përgjigjen nga dy partitë më të mëdha opozitare, PDK dhe LDK.
“Presim përgjigje nga subjektet opozitare deri të dielën në mbrëmje”, tha partia, duke i përmendur afatet kushtetuese.
Kjo lëvizje e partisë së Kurtit erdhi pasi mbrëmë pati mbledhjen e Kryesisë ku u tha se u diskutuan zhvillimet politike si dhe “veprimet e qëndrimet e nevojshme në shërbim të interesit publik e shtetëror dhe të mirës së përgjithshme e të përbashkët”.
Vetëvendosje, që vetë propozoi dy emra partiakë për këtë pozitë, tha se “tashmë ka ndërmarrë një sërë hapash konkretë për të gjetur zgjidhje”.


Të tjera
Test: Jeni romantike apo racionale?
Nagavci kujton ofertat e LVV-së për LDK-në dhe PDK-në, thotë se mund të shmangen zgjedhjet
Ke probleme me mbipeshën? Hiq dorë nga pesë zakone