Real Betis dhe Real Madrid ndanë pikët në një barazim 1-1, në një ndeshje të mbushur me raste, por që u vendos vetëm në çastet e fundit.
Skuadra madrilene ishte pranë fitores, por në minutën e 94-të u ndëshkua nga Hector Bellerin, i cili shënoi golin e barazimit dhe shpëtoi Betisin nga humbja në sekondat e fundit, transmeton Klankosova.
Pavarësisht dominimit dhe rasteve të shumta nga të dyja anët, rezultati mbeti i ngushtë, duke reflektuar mungesën e konkretizimit para portës.
Pas këtij barazimi, Reali mbetet me 74 pikë në La Liga, tetë më pak se Barcelona, e cila është shumë pranë shpalljes kampione dhe praktikisht ka siguruar titullin.
Në xhiron e ardhshme, Real Madridi udhëton te Espanyol, ndërsa Betisi do të presë Real Oviedo.



Të tjera
Abdixhiku ofertë Kurtit: Mund ta propozojmë Vjosa Osmanin, nëse na i garantoni 66 vota për të
Nagavci akuzon opozitën për bllokadë: Dy refuzime brenda ditës, po e çojnë vendin drejt zgjedhjeve
Si ta ulni tensionin e lartë me metoda natyrale