Presidenti turk, Tayyip Erdogan ka shkarkuar zv.ministrin e arsimit, Nazif Yilmaz pas dy sulmeve me armë në shkolla në prill që vranë nëntë persona, sipas një dekreti presidencial.
Sipas dekretit presidencial, zv.ministri i Arsimit Nazif Yilmaz u shkarkua nga detyrat e tij dhe u zëvendësua nga Cihad Demirli.
Tetë nxënës të moshës 10 dhe 11 vjeç, si dhe një mësues u vranë kur një 14-vjeçar hapi zjarr në një shkollë në Kahramanmaras.
Sipas autoriteteve, 14-vjeçari kishte në zotërim pesë armë zjarri dhe ishte djali i një ish-komandanti policie, i cili u arrestua.
Në një sulm tjetër në provincën e Sanliurfas, një ish-nxënës hapi zjarr në shkollën e tij të vjetër të mesme dhe më pas kreu vetëvrasje. Dy sulmet tronditën opinionin publik dhe Erdogan njoftoi se qeveria e tij do të vendoste kufizime mbi pronësinë e armëve.



Të tjera
Murati: Opozita refuzoi mbështetjen për qytetarët dhe ligjin për SEPA
Sa orë gjumë duhet të bëjnë fëmijët sipas moshës që kanë
Vjen reagimi i parë nga VV-ja pasi Abdixhiku tha se mund ta propozojë Osmanin për presidente