Eurodeputeti holandez: Kosovës duhet t’i përpunohet kërkesa për anëtarësim në BE

Reuten: Një vend mosnjohës i BE-së shpresoj që shpejt do ta ndryshojë qëndrimin

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, në një intervistë ekskluzive për Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë një shtet i BE-së që nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës, shpreson që këtë do ta bëjë së shpejti.

“Te çështja e pesë vendeve mosnjohëse, unë vërtetë shpresoj se njëra prej tyre së shpejti do ta marrë vendimin për njohje dhe kjo mbase do t’i bindte ato katër tjerat. E ndjej se ka një lloj loje të fshehjes, pas njëra-tjetrës, ku njëra thotë ‘po duhet të mendojmë për këtë’”.

“Kështu që nëse një vend lëviz drejt njohjes, shpresoj që kjo të ndodh këtë vit, mund të shohim edhe vendet tjera që e kuptojnë se mbajtja e pozicionit bllokues nuk mund të mbahet dhe nuk duhet mbajtur edhe më gjatë”, potencoi eurodeputeti Reuten.